Këta janë 10 trajnerët më të mirë të vitit 2022, sipas IFFHS

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka publikuar listën me 10 trajnerët më të mirë të vitit 2022.
Lista kryesohet nga trajneri i Argjentinës i cili fitoi edhe Kupën e Botës Lionel Scaloni, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e dytë renditet trajneri i Francës, Didier Deschamp.

Vendi i tretë i takon trajnerit i cili shkroi historinë me kombëtaern e Marokos, Walid Regragui, i cili e dërgoi kombëtaren afrikane deri në gjysëmfinale të Kupës së Botës.

Më poshtë i gjeni edhe trajnerët e tjerë që zunë vend në 10-shen e IFFHS-së./IndeksOnline/
4. Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë (20 pikë

5. Moriyasu, trajner i Japonisë (15 pikë)

6. Louis Van Gaal, trajner i Holandës (10 pikë)

7. Gregg Belhalter, trajner i SHBA-ve (10 pikë)

8. Herve Renard, trajner i Arabisë Saudite (5 pikë)

9. Tite, trajner i Brazilit (5 pikë)

10. Paulo Bento, trajner i Koresë së Jugut (5 pikë)
