75 Mall Live Search
10:40 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ ka bërë me dije emrat e 120 deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Me rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 19 deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputet, Srpska Lista 10 deputet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputet, KDTP’ja 2 deputet, VAKAT një deputet, IRDK’ja një deputet, RI’ja një deputet, NDS’ja një deputet, SDU’ja një deputet, JGP’ja një deputet, PAI një deputet, LPRK’ja një deputet.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

Listën me emrat e 120 deputetëve të kësaj legjislature, mund ta gjeni më poshtë./IndeksOnline