Këta janë 16 deputetët e rinj të VV-së që hyjnë në kuvend
Mbrëmë është votuar qeveria “Kurti 3”, e cila do të ketë gjithsej 19 ministri, ndërsa 15 prej tyre do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton IndeksOnline.
Me përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në ekzekutiv, kjo përbërje nënkupton se nga radhët e LVV-së në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë 16 kandidatë të rinj, të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që kanë marrë poste ministrore. Prej tyre, 12 janë burra dhe 4 gra.
Kandidatët që pritet të bëhen pjesë e kuvendit janë: Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Agon Batusha.
Këta emra pritet të plotësojnë vendet në legjislativ pas kalimit të një numri deputetësh në përbërjen e re qeveritare./IndeksOnline/

