75 Mall Live Search
20:19 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / LB

Këta janë 29 kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale, transmeton “Indeksonline”,

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.

Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

“Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit. Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra. Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PDK-së dërguar medieve.

PRISHTINE – URAN ISMAILI

MITROVICE – BEDRI HAMZA

PRIZREN – SHAQIR TOTAJ

FERIZAJ – AGIM ALIU

GJILAN – LEONORA MORINA BUNJAKU

PEJE – ASTRIT ADEMAJ

GJAKOVE – ARBENESHA KUQI SKENDERAJ –

SAMI LUSHTAKU DRENAS – RAMIZ LLADROVCI

PODUJEVE – FLORETE ZEJNULLAHU

VUSHTRRI – FERIT IDRIZI

KLINE – SOKOL BASHOTA

SHTIME – NAIM ISMAILI

KAÇANIK – BESIM ILAZI

DRAGASH – SHABAN SHABANI

RAHOVEC – BEJTULLA DELIU

MALISHEVE – ISNI KILAJ

KAMENICE – MUHAMED KALLABA

VITI – BEKIM AZIZI

SUHAREKE – MURTEZ ZEKOLLI

LIPJAN – HYZER RIZANI

FUSHE KOSOVE – RRAHIM TERNAVA

OBILIQ – HANEFI MUSLIU

ISTOG – ALI NIMANAJ

HANI I ELEZIT – MEHMET BALLAZHI

JUNIK – FATOS SHALA

NOVOBERDE – SELATIN NUHIU

LEPOSAVIQ – SHAQIR HETEMI