07:19 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këta janë 38 fituesit e komunave të Kosovës

Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 22 tetor jo secila komunë arriti të zgjedhë udhëheqësin e saj.

Qytetarët e 19 komunave të vendit u drejtuan dje sërish drejt kutive të votimit, për të zgjedhur të parin e tyre.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur që brenda pak orëve të numërojë edhe votat e rregullta, në mënyrë që të publikojë rezultatet. Në bazë të rezultateve të numëruara disa parti dalin humbëse sa i  përket komunave të fituara e disa të tjera befasojnë sa i përket ngritjes politike, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni emrat dhe përkatësinë partiake të kryetarëve të rinj të 38 komunave të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e para dhe ato të sotme (në balotazh):

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje

Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re

Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje

Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës

Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës

Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës

Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës

Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje

Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës

Suharekë: Bali Muharremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën

Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës

Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe

Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së këta ishin kandidatët që pa balotazh, fituan garën për kryetar komune:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës

Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur

Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës

Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe

Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe

Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe

Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe

Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe

Zveçan : Vuçina Jankoviq, Lista Serbe

Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës

Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe

Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe