Këta janë 5 futbollistët e kombëtares së Kosovës që kanë mbetur pa klub

Shumë futbollistë të ekipit kombëtar të Kosovës janë në kërkim të klubeve të reja, për të vazhduar karrierën.
Portierit Samir Ujkani i ka skaduar kontrata me Torinon dhe më gjasë do të largohet nga ekipi italian.
Mbrojtësi Bashkim Ajdini i Osnabruck ka mbetur pa klub. 28 vjeçari ka qenë pjesë e Osnabruck në Bundesliga 2 që nga viti 2016.
Verë e nxehtë do të jetë edhe për mesfushorët Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, të cilëve u skadoi kontrata me Zurichun dhe janë futbollistë të lirë, shkruan Indeksonline.
Një tjetër mesfushor i ekipit tonë kombëtar që së shpejti do të bëhet me ekip të ri është Besar Halimi. Pas dy vitesh qëndrim te Sandhausen, gjilanasi do të largohet nga Gjermania.
/Indeksonline/