Këta janë 5 golashënuesit më të ri të Barcelonës, pas Ansu Fatit
Ansu Fati mahniti botën e futbollit me paraqitjen e tij pak minutëshe ndaj Betisit dhe menjëherë në javën tjetër realizoi golin e parë për Barcelonë.
Ai shënoi gol, duke u bërë kështu lojtari më i ri në Barcelonë, por cilët janë 5 lojtarët e tjerë që kanë shënuar gola në adoleshencën e tyre ?
Fati ia kaloi Bojan Kërkiqit që fillimisht e mbante këtë rekord, shkruan Indeksonline.
Bojan Kërkiq shënoi për Barcelonën në moshën 17- vjeçare e 53 ditë.
Pastaj vjen Messi, i cili realizoi për ekipin e parë të Barcellonës si 17 vjeç e 331 ditë. Në listë hyn Jofre Mateu, që shënoi si 18 vjeç e 111 ditë.
I treti në këtë listë është lojtari i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, i cili shënoi si 18 vjeç e 315 ditë dhe, në listë si i fundit hyn Munir, i cili shënoi golin e parë për Barcelonën një javë para se t’i mbushte 19 vjet./Indeksonline/