15:32 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këta janë 8 shqiptarët e arrestuar në Itali që trafikonin njerëz dhe diamantë

Policia e Palermos shkatërroi mbrëmë nje bandë kriminale dhe arrestoi 17 persona, me lidhje te forte ne Italia dhe Kosove. Banda vepronte mes Palermos, Como, Varese, Milano, Trieste, Luzern. Ata kontrabandonin armë ushtarake dhe cigare, pastronin male me para, bënin riciklim diamantesh dhe ari, trafikonin emigrantë nga Ballkani në Zvicër.

Ndërkohë pas arrestimit, mediat në Itali kanë publikuar fotot e të arrestuarve. Ata kishin kontakte me Cosa Nostra dhe UÇK-ne për trafikun e armëve. Në krye të këtij rrjeti ishte Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta ne Palermo, Giuseppe Giangrosso dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio.

Pikërisht nga marrëdhëniet e tyre pranë Cosa Nostra në tetor 2016, nisen edhe hetimet. Fatmir Ljatifi, maqedonas nga një bar pranë rrugës së Unazës së Palermos, menaxhon të gjithë biznesin e organizatës.

Në Palermo organizata kishte krijuar një shoqëri që kërkoi ardhjen e punëtorëve nga Maqedonia dhe Kosova. Një kompani fantazme që do të përdorej për të marrë leje qëndrimi të përhershme për emigrantet. Çdo emigrant i paguante shtatë mijë euro organizatës kriminale.

Të arrestuarit jane Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani.