75 Mall Live Search
14:33 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Këta janë anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Ibër Lepenci”

Në konkursin e shpallur për Bord të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ibër Lepenci” kishin aplikuar 110 kandidatë.

Në mbledhjen që është duke e mbajtur Qeveria, u raportua se 59 nga 110 aplikantë janë intervistuar.

Nga ta, gjashtë kandidatë janë përygjedhur si anëtarë të ri të Bordit të kësaj Ndërmarrjeje, raporton Indeksonline.

Anëtarët e ri të Bordit janë:

Bajram Mustafa – kryesues

Violeta Hoxhaj

Denis Dautaj

Valmira Laitifi

Avdullah Nishori

Muzafer Luma

Mandati i këtij bordi është trevjeçar.