16:53 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këta janë anëtarët e rinj të bordit të ‘Termokosit’ (Dokument)

Komisioni komunal i Aksionarëve i Ngrohtores së Qytetit “Termokos” SH.A’, Prishtinë , ka miratuar vendimin për zgjedhjen e katër (4) anëtarëve të Bordit të drejtorëve të NQ “Termokos” SH.A, Prishtinë.

Ashtu siç ka raportuar  Indeksonline dy ditë më parë, Hasan Preteni, zyrtar i partisë së Mimoza Kusari-Lilas (Alternativa) është zgjedhur ndër anëtarët e ri në bordin e Termokosit.

Siç shihet në dokumentin më poshtë, në listën e anëtarëve të zgjedhur prin Preteni, pastaj Adnan Preniqi, Fatmir Sopi, Driton Hyseni./Indeksonline/

Zyrtari i partisë së Kusari-Lilas anëtar i Bordit në Termokos?