75 Mall Live Search
12:40 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këta janë artistët që e ndezën atmosferën mbrëmë në Alba Festival

Ditën e shtunë me 29 qershorë, filloi festa e madhe në Alba Festival e cila po mbahet në Cyrih të Zvicrrës, përcjellë Indeksonline.

Siç edhe kemi paralajmëruar atmosfera në këtë festival ka qenë shumë elektrizuese dhe i ka emocionuar tej mase të pranishmit që ishin në masë të madhe.

Të performosh para një publiku aq të madh në numër është mjaft emocionuese edhe për artistët të cilët patën mundësinë të këndonin disa nga këngët e tyre.

Sabri Fejzullahu ishte ndër të parët që u ngjit në skenë, e duke qenë se ai është një legjendë e muzikës shqiptare padyshim se u prit shumë mirë nga publiku.

Ermal Fejzullahu u ngjit në skenë pas babait të tij. Ishte interesante se në performancën e tij të super hitit të ri ‘Telat’ gjithë publiku këndonin njëzëri me të, ani pse kënga ka pak ditë që është lansuar.

Ishte edhe reperi Gjiko i cili performoi për publikun masiv në Alba Festival, duke krijuar një atmosferë mjaft të mirë.

Edhe treshja mjaft e dashur për publikun, Lyrical Son – Kresha – Lluni performuan për publikun, duke i bërë ata të këndojnë së bashku këngët e tyre.

Dhurata Dora doli në skenë e veshur kuq e zi, duke u dhuruar emocione të mëdha publikut edhe gjatë performancës së mega hitit të saj të fundit ‘Zemër’.

Në festivalin madhështorë performuan edhe këngëtarët: Butrint Imeri, Dafina Zeqiri dhe për tu kujdesur që ta përmbyllin natën e mbrëmshme në mënyrën më të mirë u kujdesën reperët Ledri Vula dhe Lumi B duke performuar këngët e tyre që elektrizuan publikun masiv në Cyrih. /Indeksonline/