75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këta janë artistët që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të 6 tetor, ndërsa u publikuan edhe listat e plota të votave të kandidatëve për deputet.

Krahas politikanëve për deputet kësaj radhe pati edhe emra të njohur nga bota e artit, kulturës dhe sportit.

Këtë herë ulëse në legjislaturën për deputet në Kuvendin e Kosovës do të ketë edhe ish-artistë që sot me sukses kanë ndërtuar karrierë politike.

Është ish-reperi Memli Krasniqi që do ta shohim përsëri në Kuvend, ai mori plot 11 034 vota, pastaj aty do të jetë edhe këngëtarja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha, e cila ka marrë 9303 vota, ndërsa edhe ish -moderatorja dhe aktorja Blerta Deliu-Kodra ka siguruar vota e nevojshme për deputet me gjithsej 8 099 vota.

Ndryshe, nga emrat e lartë-përmendur janë  Labinot Tahiri, Geta  Beqa dhe Jeton Zogjani që nuk siguruan votat e mjaftueshme për deputet./Indeksonline/