Këshilltarët, që nuk kanë folur asnjëherë në KK të Podujevës
Edhe pse mbajnë pozitë zyrtare dhe që kanë përgjegjësi të përfaqësojnë zërin e qytetarëve, shumë asambleistë të Kuvendeve Komunale nuk e respektojnë këtë detyrë.
Madje, ka prej tyre që nuk flasin as edhe njëherë të vetme për ndonjë çështje diskutimi apo problemet që paraqesin qytetarët.
Të tillë ka në Kuvendin Komunal të Podujevës, transmeton Indeksonline.
Sipas “Rrjetit të OJQ-ve lokale ‘Demokracia fillon këtu”, janë nëntë asambleistë që nuk kanë folur asnjëherë gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti.
Më poshtë gjeni emrat e tyre, ku katër nga ta janë të LDK-së ndërsa tre janë të LVV-së./Indeksonline/
