75 Mall Live Search
20:15 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këta janë asamblistët që kanë fituar ulëse në Komunën e Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rinumërimit të votave, ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale.

Kështu, janë publikuar edhe emrat e asamblistëve nëpër komuna të Kosovës.

Sipas rezultateve në Prishtinë, partia e cila do të ketë më së shumti përfaqësues në Kuvend do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 17 asamblist.

Më pas vije Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 asamblist, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me gjashtë asamblist.

Më poshtë, Indeksonline ju sjellë emart e asamblistëve të cilët kanë fituar ulëse në komunën e Prishtinës, nga secili subjekt politik./Indeksonline/