13:44 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këta janë deputetët e LDK-së që votuan projektligjin për UÇK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala, kanë dhënë votën për gjatë votimit të Projektligjit për Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë projektligj votoi edhe Valentina Bunjaku, ndërsa nga pamjet e votimit nuk vërhet nëse edhe dikush tjetër nga kjo parti votoi pro projektligjit të iniciuar nga PDK. Deputetet e Vetëvendosjës nuk morën fare pjesë në votim.

Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk kaloi në votim të parë për shkak se morën pjesë vetëm 36 deputetë. 35 ishin për dhe një kundër.

Kritika ndaj projektligjit për vlerat e UÇK-së kanë shprehur disa nga Ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë.