21:42 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këta janë deputetët e rinj nga radhët e LDK-së

Lista e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ketë ndryshime, pas votimit të Qeverisë së Re të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së si deputetë të rinj do të jenë: Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri, raporton Indeksonline.

Pesë deputetët e rinj do të përfaqësojnë LDK-në, në Kuvendin e Kosovës pasi Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Avdullah Hoti do të jenë në pozitat ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës doli partia e dytë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit dhe pas certifikim it të rezultateve të zgjedhjeve deri më sot përfaqësuesit e kësaj partie zhvilluan takime të shumta me ata të Vetëvendosjes, për të arritur koalicionin bashkëqeverisës.

Nesër pritet që të bëhet edhe votimi i Qeverisë së Re, nën udhëheqjen e Albin Kurtit./Indeksonline/