10:50 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Këta janë disa nga policët dhe doganierët e arrestuar, dyshohen për marrje të ryshfetit (Video/Foto)

Një numër i madh i zyrtarëve të policisë nga Rajoni i Gjakovës, në mesin e tyre edhe eprorë të lartë si dhe disa zyrtarë doganor, janë arrestuar sot në mëngjes nga Inspektorati Policor i Kosovës me dyshimin se janë të përfshirë në marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Operacionit të sotshëm, të cilin po e përcjell nga afër ekipi i IndeksOnline, e që po përkrahët edhe nga AKI-ja, i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të madh të zyrtarëve policorë.

Ekipi i IndeksOnline sjell pamje të arrestimeve masive në Gjakovë: