75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Këta janë drejtorët e rinj të Postës së Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë sot u miratua propozimi për emërimin e drejtorëve të ndërrmarrjes publike të Postës së Kosovës.

Në mbledhje u tha se komisioni rekomandues ka mbajtur intervistat me kandidatët e përzgjedhur.

“Marrë parasysh funksionalizimin e bordit të plotë të Postës propozoj të emërohet për drejtor këta kandidatë: Fadil Bejta kryesues, Safije Beseni anëtare, Hyrmete Mydyti, Sebahate Krasniqi, Gëzim Paci dhe  Visar Nura anëtarë”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se presin këta kandidatë ta rrisin performancën e ndërrmarrjes dhe ta bëjnë ndërrmarrje të suksesshme. Mandati i tyre zgjat tri vjet. /IndeksOnline/