15:50 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Këta janë drejtorët komunal të Skënderajt

Kryetar i ri i Skënderajt, Fadil Nura ka prezantuar stafin e drejtorëve komunal.

Ai thotë se ata nuk janë vetëm profesional por edhe kredibil, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot, në takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, promotori i fitorës së 17 tetorit, në një takim, përveç falënderues për angazhimin e vazhdushëm, formalizuam stafin e drejtorëve komunal, me të cilët do të punohet me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tanë.

Kjo listë e drejtorëve nuk ështe vetëm profesionale, është edhe kredibile!

Drejtoria për Financa – Ismet Aliu

Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Deliu

Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi

Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm – Besarta Meha

Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi

Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti

Drejtoria për Gjeodezi, Pronë  e Kadastër  – Aferdita Seferi Gecaj

Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha

Drejtoria për Administratë – Hamit Geci