Këta janë drejtorët nga radhët e LDK-së në Malishevë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka emëruar dy drejtor të rinj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bëhet fjalë për Fatmir Ademajn dhe Fitim Shalën.
Ademaj është emëruar drejtor i administratës, ndërsa Shala drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se edhe një drejtor nga radhët e LDK-së pritet të emërohet ditëve në vijim.
LDK në Malishevë është ndarë në dysh. Tre asamblistë janë pjesë e pushtetit, ndërsa tre tjerë mbesin në opozitë.
Ditë më parë kryetari i degës së LDK-së në Malishevë ka thënë se dega ka marrë vendim për t’i përjashtuar nga dega tre asamblistët e LDK-së të cilët kanë marrëveshje me partinë në pushtet në Malishevë.