14:16 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Këta janë dy futbollistët e infektuar me koronavirus te Atletico Madrid

Disa ditë para ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid ka njoftuar se dy lojtar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se dy të infektuarit janë Angel Correa dhe Sime Vrsaljko.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra edhe pse dje ka thënë se do të mbetet konfidenciale.

Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre derisa skuadra do të ritestohet përsëri në mënyrë që të jenë të sigurt para ndeshjes me Leipzig. /IndeksOnline/