12:35 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këta janë dy futbollistët që ka në mendje Jose Mourinho

Edhe pse ende nuk dihet nëse do të jetë ende në krye të skuadrës së Manchester United deri të shtunën e ardhshme, mediat britanike bëjnë me dije se trajneri portugez vazhdon të këmbëngulë për të ardhmen.

Ai ka piketuar dy lojtarë për merkaton e janarit, që sipas tij nuk kushtojnë shumë dhe do të jenë të rëndësishëm për skuadrën e United, për pjesën e dytë të sezonit, lojtarë që Mou i pat kërkuar edhe gjatë kësaj vere.

Bëhet fjalë për dy lojtarë të rinj, të përspektivës dhe që janë dalluar me skuadrat e tyre në këtë fillim-sezoni.

I pari është 18-vjeçari Ryan Sessegnon, që këtë vit po debuton në Premier League me skuadrën e Fulham, lojtar që aktivizohet edhe me kombëtaren U-21.

Ndërsa emri i dytë është italiani Lorenzo Pellegrini, 22-vjeçari që luan me Romën dhe që konsiderohet një element i rëndësishëm për mesfushën dhe skemat e Mourinho.