Këta janë dy mërgimtarët që humben jetën në një aksident në Hungari

Indeksonline ka raportuar të premtën se dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.
Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion, ku humbën jetën Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

