75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Këta janë dy personat dhe targat e ‘Landrover’-it me të cilin u rrokullisën në Brezovicë

Indeksonline raportoi sot për rrokullisjen e një veturë në shtegun e skijimit në Brezovicë.

Vetura ‘Xhip Landrover’ me targa 04-383-BU u rrokullis për të rënë 200 metra më poshtë.

Indeksonline mëson se dy personat që pësuan lëndime janë F.Q (28.08.1993) dhe E.Sh.

Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të lëndimeve që ka marrë.

Ekipet policore dhe mjekësore tanimë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Indeksonline ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga policia rajonale e Ferizajt.