11:28 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / A. M.

Këta janë dy të dyshuarit të përfshirë në vrasjen e mbrëmshme, në Mitrovicë!

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në qytetin e Mitrovicës, në një lokal, ku ka mbetur i vdekur, 58 vjeçari – Ali Maloku.

Dy të arrestuarit për vrasjen e rëndë janë Muhamet Hasani dhe Gramos Rexha, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 22:24, policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë në Mitrovicë.

Si pasojë e të shtënave nga ana e dy të dyshuarve i plagosur në dyqanin e tije kishte mbetur viktima /mashkull kosovar të cilin me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se i plagosurit, viktima A. M., 58 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor. /Indeksonline/