16:53 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës që i arrestoi policia

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion ku ka arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Burime të Indeksonline mësojnë se organet e sigurisë kanë prangosur të njëjtit me arsyetimin e përfshirjes së tyre në dallavere me patent-shoferët.

Filize Krasniqi, Drejtoreshe e departamentit për patent shofer si dhe Besim Tahiri, shef i egzaminerave janë personat e arrestuar. /Indeksonline/