17:13 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këta janë emrat e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mes tyre edhe Fatmir Sejdiu

Ka nisur mbledhja e konsituimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhje po udhëhiqet nga kryetari, Isa Mustafa, pëcjellë Indeksonline.

Ky i fundit ka dhënë edhe emrat e propozuar nga degët e LDK-së që sipas tij është renditje formale, duke mos nënkuptuar numra, por me emra që janë anëtarë të këshillit për të cilët është votuar për Këshillin e Përgjithshëm.

Ismet Beqiri, Halim Halimi, Fatmir Sejdiu, Florian Dushi, Vjosa Osmani, Hazir Borovci, Ukë Rugova, Besian Mustafa, Besnik Krasniqi, Izet Sadiku, Muhamet Hamiti, Kujtim Shala, Besa Gaxheri, Shkumbin Gashi, Albulena Bajraktari, Suzana Muriqi, Agim Bërdyna, Niteke Hajdari, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti, Naser Osmani, Flora Limani”.

Mustafa shtoi se sot do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës, votimin e Këshillit të Ri të përgjithshëm si dhe zgjedhjet e reja.

Indeksonline është duke qëndruar në seli, derisa sjellë detaje dhe imazhe nga kjo mbledhje./Indeksonline/