Këta janë emrat e tetë tifozve çekë të arrestuar dje
Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dje tetë tifozë çekë pasi janë kapur në flagrancë me flamur serb, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen së sotme Kosovë – Çeki.
Burime të Indeksonline kanë konfirmuar emrat e tetë shtetasve çekë të cilët janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.
Ata u intervistuan në stacionin e policisë në Ferizaj./Indeksonline/




