75 Mall Live Search
21:40 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këta janë emrat e tre personave të vdekur sot në aksidentin në Mramor

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasditës në fshatin Mramor.

Tri vetura të përfshira, në mesin e tyre edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë kanë bërë që dy persona të ndërrojnë jetë në vendin e aksidentit, ndërsa një tjetër më pas në spital.

Indeksonline mëson se viktimat janë Agron Shala, 22 vjeç,  Arife Shala, 88 vjeç  dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç,  i lënduari tjetër nga ky aksident./Indeksonline/