11:34 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këta janë emrat më trendi, frymëzohen në stinën e vjeshtës

Emrat e fëmijëve shpesh janë sfidë për prindërit jo vetëm pasi të lindin, por edhe gjatë gjithë shtatëzanisë dhe jo vetëm.

Por, së fundmi adhuruesit e vjeshtës janë frymëzuar nga ndryshimet në natyrë dhe kanë propozuar disa emra interesant për të dyja gjinitë, transmeton Indeksonline.

Vendosja e një emri për fëmijën tuaj mund të jetë e vështirë  dhe disa prindër po marrin frymëzim nga sezoni ku kanë lindur foshnjat e tyre.

Dhe ndërsa shkojmë drejt vjeshtës, ata kanë propozuar disa emra të përshtatshëm me ndryshimet, motin dhe stinën e vjeshtës.

Faqja e internetit të prindërve ‘Bounty’ zbuloi emrat kryesorë sezonalë në trend për momentin.

Zgjedhjet kryesore të emrave të vajzave janë  si: Hazel, Fern, Scarlett dhe Akiko, dhe për djemtë, Ash, Forest dhe Cedar renditen si më të këkuarit./Indeksonline/.