75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këta janë futbollistët e Kombëtares së Kosovës që pritet të gjejnë skuadra të reja

Afati kalimtar i verës pritet të jetë mjaft i nxehtë edhe për futbollistët e Kosovës.

Deri tani Mërgim Vojvoda është transferuar nga Mouscroni te Standardi i Lieget dhe Amir Rrahmani nga Dinamo e Zagrebit te Hellas Verona.

Por padyshim vëmendja kryesore mbetet te Vedat Muriqi që pritet të transferohet të Galatasarayi nga Rizespori.

Ekip të ri është duke kërkuar edhe kapiteni Samir Ujkani i cili nuk është i kënaqur me Rizesporin.

Portieri tjetër Aro Muric nesër pritet të prezantohet te Nottingham Forest në Angli.

Florent Hadërgjonaj, Besar Halimi, Visar Bekaj, Florent Hasani janë disa prej futbollistëve që po kërkojnë skuadra të reja. /Indeksonline/