75 Mall Live Search
19:10 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Këta janë futbollistët më të shtrenjtë në ALBI Superligën e Kosovës, prin lojtari i Llapit

Sipas “Transfermarkt”, mesfushori i KF Llapit, Franciso Rivera dhe sulmuesi i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi janë dy nga futbollistët më të shtrenjtë këtë sezon në ALBI Superligën e Kosovës.

Dyshja vlejnë nga 350 mijë euro.

Të dy lojtarët kanë peshë të madhe në skuadrat e tyredhe janë të pazëvndësueshëm nga trajnerët.

Krasniqi – tashmë po luan në Europa Conference League – dhe me shumë mundësi vlera e tij do të rritet edhe më shumë – varësisht prej paraqitjeve.

Nga 325 mijë euro – vlejnë Marko Simonovski e Rron Broja – të Dritës dhe Ilir Krasniqi i Llapit.

Ilir Krasniqi është 22 vjeçar dhe është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës – për ndeshjet e shtatorit./IndeksOnline/