75 Mall Live Search
23:49 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

Këta janë futbollistët të cilët do ta humbin derbin mes Realit dhe Atleticos

Këtë të diel, vëmendja do të jetë e rezervuar e gjitha për derbin e Madridit mes Atleticos dhe Realit.

Los Blancos mbërrijnë në këtë sfidë me moralin e duhur teksa janë e vetmja skuadër në ligat kryesore të Europës që i ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Një statistikë e cila me siguri do t’i mtivojë edhe më shumë të besuarit e trajnerit Diego Simeone.

Megjithatë, madrilenët përballen me mungesën e Karim Benzema i cili duket se ende nuk e ka hedhur pas problemin me gjurin dhe i duhet të qëndrojë sërish larg fushës ndërsa vendin e francezit do ta mbulojë Rodrygo që ka marrë së fundmi “bekimin” e trajnerit Carlo Ancelotti.

Por, nga ana tjetër, edhe Diego Simeone nuk do ta bëjë “gjumin e qetë” pasi Jan Oblak ka shfaqur probleme fizike dhe është në dyshim të fortë për t’u aktivizuar.

Vendimi final për aktivizimin e gardianit slloven do të merret pas stërvitjes së të shtunës megjithatë shanset duket se janë minimale.

Të gjendur para kësaj të papriture, te Atletico janë të detyruar që një sfidë kaq të rëndësishme dhe të ndjerë për tifozerinë bardhekuqe t’ia besojnë numrit dy, Grbic.