75 Mall Live Search
08:33 / E Diele, 03 Korrik 2022 / Gj. Sh

Këta janë garuesit nga Kosova që sot do të paraqiten në Lojërat Mesdhetare

Kosova sot do të paraqitet me tre garues në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, raporton Indeksonline.

Arbër Azemi do të paraqitet në sportin e Tekwando, kategoria -68 kg, me fillim nga ora 11:00.

Alaudin Suma me fillim nga ora 19:00 do të garoj në Hedhjen e Diskut dhe atletja Gresa Bakraçi do të garoj në 1500 metra vrapim, me fillim nga ora 19:50.

Kujtojm që deri më tani, Kosova ka fituar gjashtë medalje në Lojërat Mesdhetare, tre prej tyre të arta dhe tre të argjenta./Indeksonline/