08:58 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Këta janë golashenuesit më të mirë në histori të Kupës së Botës

Kupa e Botës është pothuajse afër dhe ka disa lojtarë gjatë historisë që kanë shënuar shumë gola në edicione të ndryshme të Kupës së Botës, por kush është ai që ka shënuar më shumë gola në turneun më të madh në planet?

Francezi Just Fontaine i befasoi të gjithë në Suedi 1958 duke e fituar Këpucën e Artë të turneut me 13 gola mbresëlënës, por ai nuk është lojtari me më shumë gola në përgjithësi në Kupën e Botës.

Pas 13 golave të Fontaine, gjermani Gerd Muller e kaloi atë me paraqitjet e tij në Meksikë 1970 dhe Gjermani 1974, duke shënuar 14 gola në 13 ndeshje për të marrë epërsinë.

U deshën 32 vjet që dikush të kalonte atë rekord të golave dhe ishte Ronaldo Nazario i Brazilit, i cili shënoi 15 gola në 19 ndeshje, në Gjermani në 2006.

Tetë vjet më vonë, rekordi u thye, diçka që dukej e pamundur, kur Miroslav Klose arriti 16 gola në Kupën e Botës, të mjaftueshëm për të rrëzuar Ronaldon si golashënuesi më i mirë.

Në Kupën e Botës; Kore-Japoni 2002, Gjermani 2006, Afrikë e Jugut 2010 dhe Brazil 2014, gjermani shënoi 16 gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës, një arritje që duket shumë e vështirë për t’u kaluar, por jo e pamundur.

Lista e golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës:

Miroslav Klose (Gjermani) 16

Ronaldo (Brazil) 15

Gerd Muller (Gjermani) 14

Just Fontaine (Francë) 13

Pele (Brazil) 12

Sandor Kocsis (Hungari) 11

Jurgen Klinsmann (Gjermani) 11

Helmut Rahn (Gjermani) 10

Gary Lineker (Angli) 10

Gabriel Batistuta (Argjentinë) 10

Teofilo Cubillas (Peru) 10

Thomas Muller (Gjermani) 10

Grzegorz Lato (Poloni) 10