75 Mall Live Search
19:56 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këta janë hapat që ka marr Ballkani pas hakimit të faqes zyrtare

aqja zyrtare e FC Ballkanit është hakuar së fundi. Madje, kësaj faqe i është ndryshuar edhe emri siç e kishte ‘FC Ballkani’.

Në emrin e ri të vendosur nga persona të pandërgjegjshëm, ka edhe fjalë fyese.

Padyshim që kjo është një goditje e madhe për skuadrën që po bën senzacion këtë vit në futbollin kosovar.

Pas këtij rasti ka folur Avni Bytyçi, drejtori i skaudrës së Ballkanit.

Ky ka thënë se janë në dijeni që faqja e tyre është hakuar nga persona të papërgjegjshëm.

Madje, Bytyçi zbuloi se për rastin nuk është njoftuar ende Policia e Kosovës.

“Jemi në dijeni që faqja zyrtare jona është hakuar. Ne iu kemi shënuar atyre personave që veq e kanë bërë këtë gjë që të na rikthejnë faqen përsëri në pronësi dhe jemi duke pritur edhe pak për këtë gjë, në rast se kjo nuk bëhet atëherë jemi të obliguar të djekim rrugën ligjore”, tha Bytyçi shkurtimisht për Olle.