Këta janë kandidatët e AAK-së për deputetë nga Suhareka
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë për AAK-në.
Ky është postimi i plotë:
Në takimin me Këshillin Drejtues nga Dega e AAK-së në Suharekë, u vendos për kandidatët të cilët garojnë për deputetë në këto zgjedhje.
Blerim Kuçi, Albena Reshitaj, Idriz Selimaj dhe Burim Ramadani do të jenë kandidatët për deputetë.
I kam falenderuar të gjithë, për dakordimin e përbashkët që në këto zgjedhje të jemi bashkë dhe të vendosur për fitoren e cila do të vie me besimin e qytetarëve 100%.