75 Mall Live Search
20:31 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Z S

Këta janë kandidatët nga Gjakova në listën e PDK-së

Tashmë Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garën e 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të Indeksonline të propozuar janë Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Arbënesha Kuqi, Adonjeta Zymberi-Selmani dhe Dina Shehu-Devaja.

Theksojmë se partitë politike kanë afat që deri të dielën e 7 dhjetorit të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet./Indeksonline/