Këta janë kandidatët nga Klina që do të jenë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet parlamentare

Më 14 shkurt, qytetarët e Republikës së Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për 4 vjetët e ardhshëm.
Partitë politike tashmë janë mobilizuar, teksa pritet të dalin edhe me listat e kandidatëve për deputetë.
IndeksOnline mëson se tashmë Dega e LDK-së në Klinë, ka emrat të cilat do të jenë pjesë e listës së kësaj partie në zgjedhjet parlamentare.
Dega e kësaj komune ia ka dhënë besimin për përfaqësim, Fadil Gashit dhe Filloreta Berishës.
Kujtojmë se Gashi në vitet 1998-1999 ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin Klinë-Sferkë, ndërsa pas luftës ka mbajtur edhe pozita të rëndësishme në LDK.
Nga viti 2015 deri në 2017, ka qenë edhe zëvendësministër i MSFK-së. Momentalisht është Kryesues i Kuvendit të Komunës së Klinës dhe kryetar i Degës së LDK-së në Klinë.
Ndërsa, Filloreta Berisha ka qenë këshilltare nga radhët e LDK-së në Komunën e Klinës, gjithashtu aktiviste e hershme e kësaj partie./Indeksonline

