Këta janë kandidatët për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, sot ia propozoi Kuvendit për emërim 5 kandidatë për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së. Në konkursin për këto pozita ishin pranuar 60 aplikacione. Pesë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së propozohen pas përfundimit të intervistave dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme. Emrat e kandidatëve të propozuar si dhe pikët e tyre nga intervistimi janë të paraqitura në vijim:
- Emanuel Bajra (26,7 nga 30 pikë maksimale)
- Shpresim Vranovci (26,0 nga 30 pikë maksimale)
- Mimoza Mustafa (25,7 nga 30 pikë maksimale)
- Cyril Demaria-Bengochea (20,7 nga 30 pikë maksimale)
- Trim Shala (20,3 nga 30 pikë maksimale)
Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs. Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen.