75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / Z S

Këta janë kandidatët për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit

-Në mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është konfirmuat lista prej gjashtë kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, prezantoi listën përfundimtare që komisioni ka vlerësuar që plotësojnë kushtet për kryeprokuror të Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.

Kandidatët për kryeprokuror të Apelit janë: prokurori Agron Bajrami, Arben Ismaili, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Sheribane Selimi- Muçaj dhe Shkelzen Ibrahimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje, më 11 vota për u miratua Rregullorja për themelimin e marrëdhënies së punës me kontratë për një periudhë të caktuar në sistemin prokurorial dhe Rregullorja për vlerësimin e rezultateve të punës së dtafit administrativ të sistemit prokurorial./Indeksonline/