75 Mall Live Search
21:58 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këta janë këngëtarët që do të performojnë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ më 17 shkurt

Më 17 shkurt do të festohet gjithandej vendit 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Ndër aktivitetet e shumta që janë organizuara, qytetarët do të kenë mundësi për përvjetor ta festojnë edhe në sheshin kryesor në Prishtinë, atë ‘Zahir Pajaziti’, përcjellë Indeksonline.

Janë disa nga këngëtarët tonë të suksesshëm ata të cilët do të dhurojnë atmosferë me performancat e tyre.

Dafina Zeqiri, Gjiko, Mc Kresha, Lumi B, Lluni, Dj Dagz, Fuego dhe Rina do të ngjiten në skenë, koncert ky që do të nis në orën 20:00./Indeksonline/