Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit dhe Prishtinës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Conference League

Ballkani dhe Prishtina janë të vetmet skuadra kosovare në Conference League.
Të dyja do të luajnë në raundin e dytë të këtij kompeticioni me Ballkani që luan ndaj Florianës si dhe Prishtina ndaj Larnes.
Ndërsa gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe shorti në të cilën do të mësohet edhe kundërshtari i tyre në rast të kualifikimit në fazën tjetër.
Ndërsa në fazën tjetër, mund të kemi dhe një derbi shqiptarësh nëse Vllaznia arrin ta mposhtë Vikingurin.
Këta janë kundërshtarët e mundshëm për Ballkanin dhe Prishtinën:
Ilves vs AZ
St Joseph’s vs Shamrock
Varazhdin vs CD Santa Clara
Vllaznia vs Víkingur R.
Paksi vs Maribor.
Ballkani, ndeshjen e saj në Conference League do ta zhvillojë nesër në “Fadil Vokrri” ndaj Florianës, ndërsa Larne-Prishtina do të zhvillohet të enjten në Irlandë të Veriut./IndeksOnline/