75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / Gj Sh

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Newcastle, Bodo Glimt, Bayer Leverkusen dhe Atletiko Madrid në 1/8 e finales

Newcastle, Bodo Glimt, Bayer Leverkusen dhe Atletiko Madrid janë skuadrat e para të cilat kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Champions League.

Ato eliminuan skuadrat si Qarabag, Inter, Olympiacos dhe Club Brugge, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të këtyre skuadrave në 1/8 e finales.

Newcastle do të ketë shumë të vështirë në raundin tjetër, pasi mund të përballet me Chelsea ose Barcelonën.

Atletiko Madrid po ashtu do të ketë dy kundërshtarë të mundshëm shumë të fortë, si Liverpul dhe Tottenham.

Skuadra norvegjeze, Bodo Glimt, në 1/8 e finales mund të përballet me Manchester Cityn ose Sporting Lisbonën

Ndërkohë Bayer Leverkusen për kundërshtar të mundshëm do ta ketë Bayern Munich ose Arsenalin.

Shorti për 1/8 e finales së Champions League hidhet ditën e premte në Nyon të Zvicrës./IndeksOnline/