Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Evropës

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Evropës
Prishtina do të mësoj nesër fatin e tyre për ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.
Dhe për skuadrën kryeqytetase, çdo përballje e mundshme mund të jetë e vështirë pasi që do të ketë skuadra të cilat luajnë rregullisht në garat evropiane.

Shakhtar Donetsku, nga skuadrat më të forta pasi që luan rregullisht në Evropë si dhe është ish-fituese e kësaj gare, Legia Warsaw po ashtu si dhe CFR Cluj ku luajnë lojtarë kosovarë si dhe dy nga ta ish-lojtarë të Prishtinës si Drilon Islami dhe Meriton Korenica.
Humbja në raundin e parë kualifikues, do ta zbriste Prishtinën në Ligën e Konferencës.
Shorti i raundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës, pritet të mbahet nesër në orën 15:00./IndeksOnline/