16:54 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të​ Sigal Prishtinës në FIBA Cup

Sigal prishtina në sezonin 2022/23 do të merr pjesë në turneun e basketbollit FIBA Cup.

Klubi kosovar do të merr pjesë në fazen kualifikuese e cila do të zhvillohet nga 27-30 shtator në qytetin e Jonavës, Lituani, shkruan IndeksOnline.

Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B” ku bën pjesë CBet Jonava nga Lituani e cila është nikoqire e turneut.

Skuadra e Ekrem Memnun, pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo.

Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls./IndeksOnline/