75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / Gj. Sh

Këta janë kundërshtarët e parë të Akil e Nora Gjakovës

Pas medaljes së parë olimpike në “Parisi 2024” të fituar nga Distria Krasniqi, sot Kosova shpreson në medalje të reja, pikërisht në sportin e xhudos.

Vëlla e motër, Akil e Nora Gjakova që ishin edhe bartës të flamurit olimpik, do të përfaqësojnë Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Kampionja olimpike, Nora Gjakova në raundin e parë të kategorisë deri 57 kg do të përballet me xhudisten nga mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në kategorinë e meshkujve deri 73 kg, Akil Gjakova për kundërshtar në raundin e parë do ta ketë brazilianin, Daniel Cargnin.

Meçet e ditës së sotme në xhudo do të fillojnë nga ora 10:00./IndeksOnline/