22:24 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këta janë kundërshtarët e Prishtinës në rundin tjetër

Pas humbjes nga skuadra daneze Bakken Bears, Prishtina përfundoi në pozitën e dytë në grupin E me bilanc prej 4 fitoreve e 2 humbjeve.

Ndërsa në fazën e dytë të FIBA Europe Cupit, do të formohen katër grupe me nga katër skuadra, derisa dy pozitat e para në grup dhe tetë ekipe tjera nga Champions League do të kualifikohen në TOP 16.

Kundërshtarët e Prishtinë në fazën e dytë janë këto skuadra: s.Oliver Würzburg, Dinamo Sassari dhe Pinar Karsiyaka.