75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Këta janë liderët e ftuar në takimin e Berlinit

Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të hënën më 29 prill, liderë dhe përfaqësues të lartë të shumë vendeve do të mbajnë një takim në Berlin.

Nga Kosova, ftesë për pjesëmarrje kanë pranuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Indeksonline ka siguruar listën e të ftuarve për këtë takim. Pos dy liderëve kosovarë, aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Po ashtu, Merkel e Marcon kanë ftuar edhe kryeministrin e Kroacisë,  Anderj Plenkovic, presidentin e Malit të Zi, Milo Dukanovic, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zae si dhe kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sarec.

Në takim do të marr pjesë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini. /Indeksonline/