75 Mall Live Search
19:09 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këta janë lojtarët e Feronikelit që do t’i bashkohen Prishtinës për Evropa Ligë

Tashmë është vendosur nga UEFA se skuadra e Prishtinës do të luajë ndeshjen e fazë prakualifikues në Evropa ligë, kundër Lincoln.

Por, shtëpia numër një e futbollit në botë ka vendosur një rregull interesant për kryeqytetasit, ku thuhet se lojtarët e Prishtinës që kanë udhëtuar njëherë në Gjilbratar nuk do të udhëtojnë përsëri, shkruan IndeksOnline

Kështu, Prishtina detyrohet që të gjejë futbollistë të ri nga skuadrat vendore.

Nga informacionet që ka siguruar Sporti në IndeksOnline brenda klubit të Feronikelit, thuhet se gjashtë futbollistë të klubit nga Drenasi do t’i bashkohen Prishtinës për ndeshjen ndaj Lincoln në Evropa Ligë.

IndeksOnline, ka mësuar edhe emrat e lojtarëve pjesëmarrës: Lapidari Lladrovci, Yll Hoxha, Mendurim Hoti,  Ilir Berisha,  Smakiqi, Besimir Bojku dhe Dabiqaj.